Në 1 vjetorin e saj, Anjeza Shahini i organizon të bijës festën përrallore (FOTO LAJM)
Nga martesa me diplomatin anglez Paul Edward Conolly,
këngëtarja shumë e dashur për publikun,
Anjeza Shahini, solli në jetë një vajzë. Dyshja i vendosën vajzës emrin Viktoria, shkurt Tori, dhe lajmin për lindjen e saj,
këngëtarja e bëri të ditur vetëm pas disa muajsh, konkretisht me datë 8 Mars, duke i bërë të gjithë të mendonin se ajo ishte dhe ditëlindja e saj.
Mirëpo Tori ka lindur në Dhjetor dhe së fundmi është bërë një vit që nga ardhja e saj në jetë dhe në këtë ditë të vecantë,
Anjeza i ka organizuar të bijës një festë përrallore, me tollumbace, lule, dhurata e zbukurime të tjera nga më të ndryshmet. Të gjithë të ftuarit i kanë kënduar vogëlushes këngën ‘Shumë urime për ty’, madje në dy gjuhë.
Ajo ka publikuar një foto nga festa në profilin e saj të Instagramit, krahas së cilës së cilës ka treguar se ka qenë një shtatzëni e shkurtër por e
mbushur plot me dashuri. “Shtatzani e shkurtër, por një vit i
mbushur me dashuri. Sot festuam ditën e pagzimit të Torit, sëbashku me ditëlindjen e parë të saj që ishte dje. Ishte një ditë shumë e bukur, faleminderit të gjithë juve që na e bët edhe më të bukur me prezencen tuaj dhe që kënduat "Shumë urime për ty" në dy gjuhë bashkë me ne, ditëlindja e vërtetë e Torit”, ka shkruar
këngëtarja krahas fotos.
Shtuar më 16/12/2019,
ora 11:17