Ndryshon rezultati në Maqedoni, sa është diferenca? (FOTO LAJM)

Po vazhdon numërimi i votave në Maqedoninë e Veriut. Albeu.com mëson se nga rreth 20% të kutive të votimit të numëruara kandidati i koalicionit qeveritar është vetëm 2% për shumë se kandidatja e opozitës, dhe në rast se vazhdon ky ritëm është tepër e vështirë të zgjidhet presidenti këtë raund.

Sipas këtyre të dhënave deri në këto momente prin kandidati i koalicionit qeveritar Stevo Pendaroski me 42.22% të votave ndërsa kandidatja e VMRO-DPMNE është me 40.22 % të votave. Kurse kandidati shqiptar Blerim Reka ka fituar 13.29 % të votave. Këto të dhëna janë nga 18 për qind e votavenumëruara./albeu.com/

Shtuar më 21/04/2019, ora 20:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori