Ndryshon logoja e Volkswagen, si do të jetë e reja (FOTO LAJM)

Volkswagen do të përdorë panairin në Frankfurt për të zbuluar zyrtarisht një logo të re.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, prodhuesi i veturave me bazë në Wolfsburg gjithashtu ka filluar përdorimin e logos në fushatën e saj të reklamave Hello Light, por dizajni i ri do të shfaqet pak më ndryshe në vetura.

Logoja e re, më dy-dimensionale do të zëvendësojë atë që u prezantua në vitin 2000, e cila paraqiti një sipërfaqe tre-dimensionale.

Logoja e re është më e afërt me versionin e pasluftës – ndryshimi më i madh do të jetë një unazë më e trashë e jashtme.
Me vetëm dy ngjyra kryesore, logoja e re mund të duket më e ashpër, duke marrë parasysh nuancat e ndryshme të ngjyrës blu që logoja në dalje kishte shfaqur.
Supozohet se Golfi i gjeneratës së tetë do të jetë automjeti i parë i prodhuar që paraqitet me logon e re.
Shtuar më 23/08/2019, ora 15:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori