La Liga rinis më 12 qershor me një derbi

Kampionati spanjoll do të rifillojë me 12 qershor datë në të cilën do zhvillohet derbi i Sevilla-s me Sevilla dhe Real Betis.

Sipas Diario AS dhe Cadena Sar, është planifikuar që në mes të muajit qershor të rifillojë La Liga dhe të zhvillohen 11 ndeshjet e mbetura deri në fund të qershorit.

Rikthimin në këtë datë e ka mbështetur edhe drejtori sportiv i Sevilla-s, Monchi i cili ka thënë se nuk ndonjë mënyrë më të mirë për të rikthyer futbollin se në derbinë e Sevilla-s.

Skuadrat javën e kaluar kanë fituar të drejtën për tu rikthyer në stërvitje me nga 10 lojtarë, ndërsa së shpejti edhe liga do rinisë.

Kujtojmë se në vendin e parë është Barcelona me 58 pikë dy më shumë se Real Madrid.


Shtuar 21.05.2020 19:05