Rezultate që nuk i arrini me kremra dhe ilaçe, pini për 15 ditë ujë me hudhra dhe na falenderoni më vonë

Hudhra mund të mos ketë aromën e trëndafilit, por vlerat e saj ushqyese janë aq të mëdha sa nuk mund i merrni dot me mend. Ajo ka në përmbajtjen e saj substanca azotike, kalium, selen, kalcium, magnez, acid sulfurik dhe fosforik, vitamina C, D, B, më shumë se 400 përbërës mineralë të ndryshëm duke përfshirë këtu antioksiduesit, të cilët kanë vlera të panumërta për shëndetin. Jemi mësuar ta përdorim në gatime të ndryshme, ta hamë për së gjalli apo ta vendosim në fytyrë, por sot Living ju propozon një recetë shumë interesante: ujë hudhrash.

Përbërësit: 5 thelpinj hudhër dhe një gotë me ujë (200-250 ml).

Përgatitja: Qëroni hudhrat dhe shtypini pak, e më pas hidhini në ujë dhe lëreni të veprojë gjithë natën. Këtë kurë mund ta përdorni përreth 15 ditë duke e pirë esëll në mëngjes. SHËNIM:nuk këshillohet që të përdoret për personat që vuajnë nga tension i ulët.

Konsumi i ujit të hudhrës e ushqen lëkurën me shumë antioksidantë dhe si rrjedhojë zbut efektet e plakjes, infeksionet dhe pezmatimin e saj. Shumë njerëz përdorin ujin e hudhrës për të forcuar flokët, parandaluar rënien e tyre dhe ushqyer ato. Kjo kurë natyrale mund të konsumohet e vetme ose të përzihet me produkte të tjera për flokët për të dhënë një rezultat të shkëlqyer. Vlerat e forta të hudhrës kundër baktereve dhe mykut, por edhe prania e antioksidantëve mbrojnë sistemin imunitar.


Shtuar 28.04.2023 17:02