Pochettino vendos një kusht për t’u bashkuar me Manchester Utd

Trajneri argjentinas, Mauricio Pochettino do të pranojë të ulet në stolin e Old Trafford vetëm nëse bordi i Manchester United vërteton se ai është opsioni i parë për të marrë drejtimin.

Pas humbjes ndaj Real Madrid në Champions League, trajneri duket tashmë i detyruar të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit.

Eliminimi nga Champions League në atë mënyrë, e ka vendosur me shpatulla pas murit argjentinasin dhe duket se nuk është më në pozicion pozitiv për të negociuar qëndrimin e tij me francezët.

Ish-tekniku i Tottenham, është joshur nga ideja për t’u bashkuar me “Djajtë e Kuq”, por sipas “Daily Mail”, ai do të japë “Po-në” përfundimtare nëse klubi i beson plotësisht punës së tij dhe se do të garantohet se ai do të jetë opsioni i parë./ h.ll/albeu.com

 


Shtuar 11.03.2022 11:46