Ndërron jetë 105 vjeçarja që dha lajmin për Luftën e Dytë Botërore (FOTO LAJM)

Korrespondentja britanike e luftës, e cila e dha e para lajmin se kishte nisur Lufta e Dytë Botërore, ka ndërruar jetë në Hong Kong në moshën 105-vjeçare.

Clare Hollingëorth ka lindur në Leicester në vitin 1911, ndwrsa gjatë viteve të jetës, ajo ka raportuar gjithashtu nga Vietnami, Algjeria dhe Lindja e Mesme.

Hollingëorth ishte një reportere fillestare e "Daily Telegraph", kur arriti të jepte lajmin më të bujshëm të shekullit, përcjell tch. Ishte pikërisht ajo, që pikasi të parat forca gjermane që ishin grumbulluar në kufirin me Poloninë, teksa udhëtonte nga Polonia drejt Gjermanisë në vitin 1939.

Në titullin e "Daily Telegraph" të asaj kohe lexohej: 1.000 tanke gjermane pranë kufirit polak. 10 divizione ushtarake raportohen gati për sulm të menjëhershëm", megjithatë emri i gazetares nuk ishte shkruar, një praktikë e zakonshme për gazetat e asaj kohe.

Përpara se të bëhej reportere, Hollingëorth ndihmoi në shpëtimin e mijëra njerëzve nga forcat e Hitlerit, duke iu mundësuar viza britanike.

Ajo i shpëtoi vdekjes në vitin 1946, kur një shpërthim bombe shkatërroi hotelin "King David" në Jerusalem, ku rreth 100 persona humbën jetën në atë shpërthim, i cili ndodhi vetëm pak metra më tutje.

Hollingëorth ka marrë çmimin "James Cameron" për Gazetari në vitin 1994, ndërsa edhe një çmim karriere në ceremoninë "What the Papers Say" në vitin 1999. /albeu.com/

Shtuar më 11/01/2017, ora 11:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori