Ndodhen në Barbados, por ky fakt po i "shkatërron" pushimet Marinës dhe Getoarit (FOTO LAJM)

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi kanë vendosur të fillojnë pushimet për këtë verë dhe prej ditësh janë duke pushuar në Barbados.

Që të dy kanë publikuar foto magjike nga pushimet, e mund të themi se ndihemi "ziliqarë", teksa i shohim në vende ekzotike, buze detit dhe larg nga përditshmëria.

Ditën e sotme Marina ka publikuar në “Instastory” një video ku tregon pamjen e bukur me të cilën është zgjuar. Por duket se bukuroshja ka një problem në Barbados.

Marina ende nuk është mësuar me ndryshimin e orës dhe zgjohet me orën e Shqipërisë. “5:14, zgjohem sikur jam në Tiranë”, shkruan prezantuesja në mbishkrimin e fotos, pasi vendi ynë dhe Barbadosi kanë një ndryshim kohor prej 6 orësh.

Shtuar më 26/06/2019, ora 16:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori