Ndjekësi i shan priftërinjtë dhe hoxhallarët, Rama i përgjigjet egër (FOTO LAJM)

Kryeministri Rama ka bërë një postim në Facebook në lidhje me legalizimin e objekteve të kultit në Shqipëri duke shkaktuar edhe reagimin e disa ndjekësve, të cilët i thonë se duhet t'u qendrojë larg feve.

"Trashëguam 1028 objekte të kultit, kisha, xhami, teqe të rindërtuara pas komunizmit dhe të paregjistruara, sepse ishin të palegalizuara në 25 vjet!!! Procesi i legalizimit të tyre do të përfundoje brenda këtij viti".,- tha Rama.

Një prej fansave i thotë Ramës se feja vetëm injorancë sjell duke shkaktuar edhe reagimin e kryeministrit.

Repikat

Ndjekësi: Pervec se injoranc feja ska me pru gja tjeter, burka si fantazma ne mes te dites,mandile, mjekrra si islamistet, pantolla trecerekshe si dordolecet, xhamija sikur me ken n'turqi ne hoxhallar qi dun me e ba historin si i don qefi turqis!

Rama: Fatkeqesisht ne cfare thua nuk dukesh me shume se sa nje i paditur, keshtu qe mos fol me mire per tema qe nuk i njeh e as ke se si t'i kuptosh!

Ndjekësi: Leni kisha e xhami shiko te legalizosh ndertimet

Rama:Denis, nuk je i detyruar te flasesh kur s'ke asgje te mencur per te thene!
Shtuar më 28/03/2017, ora 16:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori