Fundoset anija e mallrave në brigjet japoneze, 8 marinarë ende të zhdukur

Japonia dhe Koreja e Jugut janë duke vazhduar kërkimet për tetë anëtarë të ekuipazhit të një anijeje mallrash që u u fundos gjatë natës në pjesën jugperëndimore të arkipelagut japonez në Nagasaki.

Mediat japoneze dhe koreano-jugore thanë se 14 anëtarë të ekuipazhit u shpëtuan pasi anija “Jintian” u fundos në brigjet e Nagasaki të Japonisë.

“Gjithsej 14” marinarë janë shpëtuar deri më tani, tha një zëdhënës i rojes bregdetare japoneze për AFP.

“Ne ende nuk e dimë gjendjen e tyre shëndetësore as kombësitë e tyre,” shtoi ai.

Sakaq, njëmbëdhjetë nga katërmbëdhjetë të shpëtuarit ” janë pa ndjenja “, i tha AFP një zëdhënës i autoritetit portual të Koresë së Jugut.

Cisterna prej 6,651 tonësh, e regjistruar në Hong Kong, me një ekuipazh prej 22, 14 shtetas kinezë dhe 8 shtetas të Mianmarit, lëshoi një alarm SOS në orën 23:15 dje të marten sipas Rojës Bregdetare Japoneze.

Anija ndodhej në një zonë të paarritshme, rreth 100 kilometra në perëndim të ishujve të largët dhe të pabanuar Danjo.

Tre anije tregtare shpëtuan disa nga të humburit , sipas Rojës Bregdetare Japoneze.

Një avion i rojes bregdetare japoneze dhe dy nga anijet e saj po operojnë në vend, ndërsa anije të tjera nga Japonia dhe Koreja e Jugut po lëvizin në zonë për të marrë pjesë në operacionin shpëtues, thanë autoritetet në Tokio dhe Seul.

Zëdhënësi i qeverisë japoneze Hirokazu Matsuno sqaroi se është kërkuar ndihmë nga çdo anije, detare nga Japonia ashtu edhe e Koreja e Jugut por edhe nga të gjitha anijet tregtare që lundrojnë në një distancë relativisht të shkurtër.

Mbytja e anijes Jintian u regjistrua pasi Japonia dhe më gjerë Azia Lindore janë goditur nga një valë e pazakontë e të ftohtit.
Nuk dihen ende shkaqet e fundsjes së anijes, e cila po transportonte lëndë drusore.

Megjithatë, sipas rojes bregdetare japoneze, erëra të forta frynin në zonë kur Jintian lëshoi një sinjal shqetësimi.

Një tjetër anije u rrëzua mes erërave të forta në Okinaëa të martën. 19 anëtarët e ekuipazhit të tij u shpëtuan, raportuan mediat.
Nuk dihen ende shkaqet e fundsjes së anijes, e cila po transportonte lëndë drusore.

Megjithatë, sipas rojes bregdetare japoneze, erëra të forta frynin në zonë kur Jintian lëshoi një sinjal shqetësimi.

Një tjetër anije u rrëzua mes erërave të forta në Okinaëa të martën. 19 anëtarët e ekuipazhit të tij u shpëtuan, raportuan mediat.
/albeu.com.


Shtuar 25.01.2023 07:40