Në kërkim për 246 kg kanabis, arrestohen 2 vëllezërit në Shkodër

Policia e Shkodrës ka finalizuar fazën e dytë të operacionit policor “Vallas”, i nisur më 20 qershor.

Ditën e sotme, policia ka arrestuar 2 vëllezër të cilët ishin shpallur në kërkim.

Numri i të arrestuarve në kuadër të kërij operacioni ka shkuar në 8.

Dy vëllezërit e arrestuar akuzohen si bashkëpunëtorë për kultivimin e 246 kilogramëve kanabis.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë S. D., 34 vjeç dhe I. D., 26 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Oblikë, Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me 12 shtetas të tjerë (6 prej tyre të arrestuar, 6 të tjerë ende në kërkim) kryenin në fshatin Vallas, Shkodër, veprimtarinë e kundërligjshme të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrollit në banesën e njërit prej bashkëpunëtorëve të shtetasve të ndaluar S. D. dhe I. D., (shtetasit të arrestuar A. T.), në kuadër të operacionit policor të koduar “Vallas”, të zhvilluar më 20 qershor 2022, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 246 kilogramë lëndë narkotike kanabis.

Të arrestuar më 20 qershor

Ardjan Tahiri, 28 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër;

Besmir Rexhepi, 26 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër;

Hekuran Myrtja, 51 vjeç, banues në Vallas, Shkodër;

Liljana Çopani, 34 vjeçe, banuese në Milot, Lezhë;

Arben Uruçi 48 vjeç, banues në Velinaj, Shkodër;

Danjela Hasani 42 vjeçe, banuese në Tiranë.

Në kërkim

S., 34 vjeç banues në Bajzë, Malësi e Madhe;

P., 38 vjeç, banues në Shirokë, Shkodër;

B., 35 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër;

L., 21 vjeç banues në Alimetaj, Shkodër;

S. 20 vjeç banues në Shirokë, Shkodër,

D., 29 vjeç, banues në Vallas, Shkodër (të afërm të njëri-tjetrit).

Vijon puna intensive nga ana e strukturave të Policisë, me qëllim kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Vallas”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.