Ndërron jetë Agim Mujo, roli në film që luajti me të motrën (FOTO LAJM)

Ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme nga një atak kardiak, Agim Mujo, vëllai i aktores Yllka Mujo.

Ai u shua në moshën 63-vjeçare në Romë të Italisë, ku jetonte atje prej vitit 1990, pasi ishte larguar me hapjen e ambasadave. Një aktor që ka luajtur në disa filma, mes të cilëve "Malet me blerim mbuluar" në moshë fare të re.

Agim Mujo mbaroi studimet për pikturë dhe u shqua për talentin e tij, duke u paraqitur në shumë ekspozita si në Itali dhe Francë. Më datë 7 tetor ishte planifikuar hapja e një ekspozite në Paris me Zamir Matin, por që nuk arriti ta realizonte dot.

AI ka interpretuar edhe në filmin shqiptar bashkë me motrën e tij Yllkën në të njëjtin rol si në jetë, motër e vëlla. Bëhet fjalë për fillim e vitit 1970 “Malet me blerim mbuluar” ku Agimi luante rolin e Zenelit.
Shtuar më 21/09/2019, ora 14:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori