Ndarje jo miqësore? Pas Met Elshanit edhe Fero e ka një mesazh publik për menaxherin (FOTO LAJM)

Disa javë më parë, reperi Fero njoftoi largimin e tij nga “On Records” dhe shkëputjen e marrëdhënieve me menaxherin, Met Elshanin.

Ai njoftoi se ndarja e tyre ishte bërë në mënyrë paqësore dhe s’kishte asnjë hatërmbetje, megjithatë ngjarjet e fundit po na bëjnë të mendojmë të kundërtën.

Fero dhe Met Elshani nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe mbrëmjen e kaluar menaxheri publikoi në Instastory një mesazh që mendohej se i dedikohej Feros.

Meti i bënte thirrje personave që sipas tij po merrnin në qafë artistët e rinj. Menaxheri u shpreh se ata i bënin të rinjtë të rebelohen ndaj “familjarëve” që kanë investuar aq shumë në karrierën e tyre dhe të gjithë menduam se ky ishte fiks rasti i Feros.

Mbrëmjen e sotme, as Fero nuk e ka vonuar një postim në Instagram, ku tregon se nuk ka qenë aktiv pasi ka qenë i zënë duke numëruar paratë që ka fituar.

“Jom kon nxon tu numru qato skom pas shum koh me qit muzik , po besoj qe per 1 jav e kryj numrimin edhe explodoj qysh di un 😈 “Bone tag shokin qe e ngon tinxa Feron” 😜”- shkruante reperi.

Mesa duket, me këtë postim ai ka lënë të kuptohet se pavarësisht të gjithave, vazhdon të jetë i suksesshëm dhe numrat në llogarinë e tij bankare vazhdojnë të rriten, pa marrë parasysh faktin nëse është apo jo pjesë e “On Records”.
Shtuar më 19/09/2019, ora 09:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori