Ndalimi i laptopëve në aeroporte shkakton kaos, ja çfarë pajisjesh lejohet të mbani me vete

Ndalimi i laptopëve në fluturimet që kanë destinacion Britaninë e Madhe, mund të fillojë të aplikohet nda 14 linja ajrore duke filluar që nga e shtuna.

Ndërkohë, raportohet se ky rregull i ri i vendosur ka krijuar kaos në linjat ajrore që ende nuk janë njoftuar për aplikimin e ndalimit si dhe specifikimin e pajisjeve që do të ndalohen.

Pajisje elektronike deri diku të mëdha si laptopët, iPad-ët, Kindle dhe pajisjet për lojëra do të ndalohen të mbahen në çantat e dorës në aeroportet e Britanisë, kjo vlen për personat që vijnë nga 6 vende të ndryshme të cilët janë cilësuar si me rrezikshmëri terroriste, shkruan Mail Online, përcjell Albeu.

Gjithsesi, ky ndalim është quajtur si “pa lidhje” nga ekspertët, sipas të cilëve terroristët mund të rrëzojnë një aeroplan duke mbajtur një bombë të fshehur në çantën e dorës, ose thjesht mund të nisen nga destinacionet që nuk janë të prekura nga ndalimi. /albeu.com/



Shtuar më 22/03/2017, ora 17:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori