Ndahet çifti i njohur (FOTO LAJM)

Një prej cifteve më të diskutuara dhe më të dashur për publikun ishte lidhja mes Belen Rodriguez dhe Andrea Ianonnes.

Por tashmë kanë lindur dyshimet se mes bukuroshes argjentinase dhe pilotit të Suzukit në Moto GP gjithçka ka shkuar drejt fundit.

Të dy shumë aktivë në rrjetet sociale, kanë nisur të japin shenjat e një krisjeje. Hera e fundit që Belen i ka thënë “të dua” në Instagram ishte 13 Prilli, ndërsa fotoja e përbashkët është postuar më 11 Maj për herë të fundit.

Këto ndryshime nuk mund të mos tërhiqnin vëmendjen e mediave.
Prezantuesja 32-vjeçare publikon foto vetëm me të birin, larg partnerit.

Ky i fundit është akuzuar shpesh nga ekipi i tij për formë të dobët sportive. /albeu.com/
Shtuar më 11/07/2017, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori