U firmos me bujë, Rama i zhgënjyer nga marrëveshja: U kënaqa nga kënaqësia e Bashës

“E vetmja kënaqësi që kam marrë nga marrëveshja është kënaqësia e Lulit…”

Kreu i Qeverisë Edi Rama përgjatë një komunikimi me gazetarët komentoi arritjen e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.

Kryeministri theksoi se marrëveshja e arritur mes palëve nuk reformon asgjë nga sistemi i administrimit të zgjedhjeve.

“E vetmja kënaqësi që kam marrë nga marrëveshja është kënaqësia e Lulit pasi nuk reformon asgjë në sistemin e administrimit, por qëllimi ishte që të mos shkonim përpara vetëm, por të bashkohemi ne me gjithë botën për ta lehtësuar Lulzim Bashën dhe të tjerët nga frika e zgjedhjeve dhe për t’i thënë si e do ti që të mos kemi llafe.

Unë e di që do kemi prapë llafe se ne prapë do fitojmë. E bëmë këtë si një mesazh paqeje dhe dakordimi”, tha Rama.


Shtuar 10.06.2020 14:35