NATO dëbon anijet kineze nga ujërat e Danimarkës (FOTOLAJM)

Anijet britanike, holandeze dhe ato daneze kanë dëbuar tri anije ushtarake kineze, të cilat kishin si destinacion Detin Baltik për të zhvilluar stërvitje ushtarake me forcat ruse.

Zyrtari i ushtrisë daneze, Klaus Ting Rasmussen, është shprehur se nga ujërat territoriale të Danimarkës janë dëbuar një fregatë, një anije për mbështetje dhe një shkatërrues kinez.

“Ne i kemi përcjellë në kuadër të mënyrës normale të mbikëqyrjes së ujërave tona territoriale”, tha Rasmussen.

Ai ka refuzuar të zbulojë vendodhjen e saktë në të cilën ishin pikasur anijet kineze.

Anijet kineze ishin dërguar në ushtrimet ushtarake, organizohen nga kolegët e tyre rusë. Këto stërvitje pritet të mbahen të premten. /albeu.com/
Shtuar më 19/07/2017, ora 17:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori