E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
National Geographic: Fotot më të bukura të 2013-ës (FOTO LAJM)

Në konkursin e saj të përvitshëm revista prestigjoze amerikane "National Geographic" ka publikuar 10 fotot më të bukura në gjithë botën. Foto nga natyra, shprehje fytyrash, nga jeta dhe sporti ishin fotot që u vlerësuan më shumë në konkurs.

Nga 15 mijë foto të paraqitura nga gjithë bota, fotoja e maratonës së notit në Brazil ka qenë ajo më e bukura. Fotoja është realizuar nga Wagner Araujo. Vendin e dytë e fitoi një foto e shkrepur në Parkun Kombëtar Canyonlands, në Utah, SHBA. Ndërsa vendin e tretë e fitoi fotoja e shkrepur në parkun kombëtar, Kenia.

Revista amerikane që eksploron natyrën çdo vit zhvillon këtë konkurs, në të cilin marrin pjesë fotografë nga gjithë cepat e botës. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2013, ora 16:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori