Nard Ndoka na surprizon me kërcimin (FOTO LAJM)

Nard Ndoka do të jetë pjesë e kastit të "Dance with Me Albania". Këtë detaj e ka zbuluar partnerja e tij Greta Koçi, e cila duket se e ka pritur mjaft mirë këtë bashkëpunim.

Këngëtarja ka folur për pjesëmarrjen në DWM 3 dhe kolegun e saj të politikës, Nard Ndoka, që në javët e spektaklit do jetë partneri i saj në kërcim.

-Kur të kombinuan me Nardin, si e prite?

"Ishte një vendim i produksionit, por pa diskutim shumë interesant (qesh). I gjithë kasti e personazhet VIP në "Dance with Me" këtë vit janë mjaft të mirë".

-Të gjitha mediat kanë shkruar për ju, ju kanë kontaktuar që në mëngjes, pse mendon ngjall kaq shumë interes çifti dhe prezenca juaj?

"Besoj që dyshja me Nardin ngjall interes edhe për faktin se të dy jemi pjesë e politikës dhe besoj se interesi është i madh edhe për vetë personazhin dhe karakterin e gjithsecilit". /albeu.com/


Shtuar më 01/09/2016, ora 16:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori