Giggs nuk gjen vend për CR7 në formacionin e tij (FOTO LAJM)

Cristiano Ronaldo është befasia në formacionin e Ryan Giggs, të bërë me futbollistët që ka pasur për bashkëlojtarë te Manchester United.

Edhe pse dyshja kanë luajtur së bashku një numër të konsiderueshme të ndeshjeve, duke fituar edhe një titull të Ligës së Kampionëve, Giggs nuk ka gjetur vend për Ronaldon.

Giggs ka vendosur që fazën ofensive t’ia besojë Wayne Rooneyt, Ole Gunnar Solskjaerit dhe David Beckhamit.

Roy Keane, Paul Scholes dhe Nicky Butt janë në mesfushën e Giggs.

Mbrojtja përbëhet prej Irwin, Silvestre, Ferdinand dhe Neville. Në portë, është legjendari Michael Schmeichel.


Shtuar 23.08.2020 15:42