Të gjithë e bëjmë këtë kur jemi të ftohur dhe nuk e dimë se po bëjmë një gabim të madh

Kjo është një periudhë kur ftohja dhe gripi më së shumti na sulmojnë, ndërsa simptomat na çrregullojmë pa mëshirë funksionimin e përditshëm.

Për t’i zbutur këto simptoma, më me dëshirë shpejt të shkojmë deri te barnatorja për të blerë ilaçin i cili mund të na ndihmojë.

A e keni ditur që pikërisht kjo gjë është një ndër gabimet e mëdha të cilat mund t’i bëni kur sëmureni?

Në shumicën e rasteve, bëhet më shumë dëm se dobi, thekson farmacisti Abbas Kanani.

– Shumica e njerëzve që në shfaqjen e parë të simptomave të ftohjes shkojnë në barnatore për të blerë ilaçin. Mirëpo, ky është një gabim i madh, sepse nuk ka kurrfarë lidhjeje a do të filloni menjëherë të shëroheni apo vetëm kur të bëhen më të forta simptomat. Rezultatet janë të njëjta, thjesht ftohja duhet të kalojë vetvetiu – ka shpjeguar farmacisti.

Në fakt, esenca është që ilaçet nuk e shërojnë ftohjen. Ato vetëm i zbusin simptomat që i keni.

– Nuk ka shumë ndryshime kur filloni të merrni ilaçe të ftohjes, sepse ato nuk kanë asnjë efekt në natyrën e vetë virusit, i cili do të përparojë pavarësisht nëse i keni marrë apo jo. Të gjitha janë vetëm lehtësim simptomatik – shpjegoi Kanani, i cili shton se ftohja klasike zgjat mesatarisht deri në 10 ditë.

Një tjetër nga gabimet më të shpeshta është përdorimi i antibiotikëve të vjetër. Ata gjithashtu nuk mund të ndihmojnë në trajtimin e ftohjes, dhe përveç kësaj, konsumimi i antibiotikëve që keni përdorur për trajtimet e mëparshme mund të jetë i rrezikshëm.

– Shumica e ftohjeve shkaktohen nga viruset, jo nga bakteret, ndaj nuk ka absolutisht nevojë për të marrë antibiotikë, por disa njerëz do të vendosin të marrin antibiotikë që u kanë mbetur nga më parë dhe shpesh ndodh që t’i huazojnë nga familja apo miqtë. E kam parë shumë herë. Mos e bëj këtë. Është vetëm një ftohje, thjesht një infeksion viral, do të kalojë – thotë farmacisti dhe paralajmëron marrjen e pamjaftueshme të lëngjeve.

– Hidratimi dhe ushqyerja e duhur janë jashtëzakonisht të rëndësishme për shëndetin tuaj, dhe janë veçanërisht të rëndësishme kur jeni të ftohur. Domethënë, dehidrimi do t’ju rëndojë edhe më shumë, sepse trupi juaj duhet të punojë shumë më shumë kur nuk është i hidratuar. Prandaj sigurohuni që të pini mjaftueshëm lëngje. Po kështu, kini kujdes ushqimin tuaj, sepse edhe pse mund të keni një oreks më të dobët kur jeni të sëmurë, mos i anashkaloni rastësisht vaktet sepse kjo vetëm do t’ju bëjë të ndiheni më keq – përfundoi Kanani


Shtuar 18.12.2022 20:09