"Na turpërove", babai flliq publikisht reperin shqiptar (FOTO LAJM)

Reperi shqiptar Gashi apo siç e njohin shumica si autori i hitit "Creep on me" po korr një sukses mjaft të madh në Amerikë.

Këngët e tij kthehen në hite në vetëm pak ditë nga publikimet.

Gashi është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe gjithmonë e ka treguar hapur origjinën e tij shqiptare.

Ditën e djeshme, reperi ka publikuar një video në profilin e tij në ‘Instagram’, ku një femër ishte duke kërcyer përpara tij, por menjëherë këtë video ai e ka fshirë për shkak të një mesazhi nga i ati.

Pas këtij veprimi Gashi ka publikuar edhe mesazhin që babi i tij i kishte dërguar ku ky i fundit i thotë se ai po e turpëron familjen me këto veprime.

“Mos e bëj veten të dukesh se po bën jetë të ulët, mos bëj gjëra që familja jote të turpërohet me ty”, i shkroi i ati, ndërsa Gashi i ka thënë se kjo është jeta e tij dhe nëse vazhdon të shikojë postimet që bën do t’i bëj block.

“Shumë keq, unë tashmë jetoj jetën e rrugës. Do e fshi videon… ju duhet të ndaloni të shikoni çfarë bëj unë në Instagram ose do t'ju bëj bllok”, shkruhej në mesazhin e dërguar nga Gashi.

Shtuar më 06/02/2019, ora 15:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori