Arrestohet pas dy vitesh 30-vjeçari i shumëkërkuar në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 30-vjeçar të shpallur në kërkim që në vitin 2021.

“Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë kapur në Cërrik, Elbasan dhe kanë ndaluar shtetasin D. B., 30 vjeç, banues në fshatin Valas, Elbasan”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar 30-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Në një rast të goditur nga shërbimet e Policisë, në shtator të vitit 2021, u konstatua se shtetasi D. B., në bashkëpunim me një shtetas tjetër, mbante sasi lënde narkotike kanabis, të ndarë në doza, të gatshme për shitje dhe sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme./Albeu.com/

 


Shtuar 21.04.2023 10:44