Na ka mashtruar të gjithëve, Bleona ka qenë e martuar gjatë gjithë kësaj kohe me personazhin e njohur (FOTO LAJM)

Bleona Qereti është një prej personazheve VIP më të komentuara në mediat rozë vendase dhe të huaja.
Ajo gjithmonë ka tërhequr vëmendje për shkak të veshjeve të saj transparente edhe në evente botërore.

Bleona në çdo dalje në publik ka treguar se nuk është ende gati për martesë por të gjithë qënkemi mashtruar.

Bleona Qereti ka qenë e martuar gjatë gjithë kësaj kohe me Gani Bardhën që është komentuar në media prej vitesh.

Të gjithë i dinim të ndarë, por historia e tyre paska pasur detaje të tjera të cilat janë zbuluar tani.

Bleona dhe Ganiu kanë figuruar të martuar deri këtë muaj në regjistrat shqiptarë, përpos procedurave të divorcit në Amerikë të zhvilluara në vitin 2011.

Ky detaj është kuptuar nga një aktvendim i Gjykatës së Apelit në Tiranë të cilin e ka siguruar ekskluzivisht “Prive.al” e ku Gani Bardha ka kërkuar njohjen dhe dhënien në fuqi ligjore për zbatim të vendimit të vitit 2011 nga Gjykata e huaj në Michigan për divorcin e çiftit.

Pas shqyrtimit të kërkesës së parashtruar nga z.Bardha, paneli i gjyqtarëve kanë marrë aktvendimin në të cilin njohin në fuqi për territorin e Shqipërisë divorcin e çiftit, tetë vite pasi ai ishte kryer në SHBA.

E pra kjo na tregon se dhe ndarja me letra nuk paska qenë e lehtë për çiftin!


Shtuar më 16/07/2019, ora 08:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori