"Na e shpifën!" Klientëve të hotelit u ka ardhur në majë të hundës me Justin dhe Hailey Bieber (FOTO LAJM)

Këtë fundjavë pritet që dyshja e njohur, Justin dhe Hailey Bieber të zhvillojnë dasmën e shumëpërfolur.

Dasma intime do të zhvillohet në një resort në Karolinën e Jugut dhe tashmë thuajse çdo gjë është gati.

Teksa të gjithë mezi po presin që dyshja të celebrojë dashurinë, ka disa të tjerë që nuk janë aspak entuziastë.

Bëhet fjalë për klientët e tjerë të resortit, të cilëve u ka ardhur në majë të hundës.

Për shkak të dasmës atyre u janë ndaluar disa ambiente të resortit përfshirë banjat, një nga pishinat dhe një nga restorantet më luksoze.

Klientët shprehen se njoftimin e kanë marrë vetëm pak para marrjes së vendimit dhe kjo gjë ua ka shpifur me të vërtetë.

Ditën e djeshme Hailey festoi festën e beqarisë e veshur me fustan të bardhe dhe në kokë mbante vello.

Shtuar më 27/09/2019, ora 15:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori