Sërish zjarr në Tiranë, një banesë përfshihet nga flakët

Në një objekt në rrugën “Misto Mame” në kryeqytet ka rënë zjarr. Dyshohet se nga flakët është përfshirë një shtëpi banimi, ndërsa tymi ka pushtuar zonën e “Kombinatit”.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes shihet zjarrfikësja, ndërsa pas saj vjen dhe ambulanca.

Sipas raportimeve, forcat zjarrfikëse dhe të policisë kanë nxjerrë mes flakëve personat që kanë qenë brenda, mes tyre edhe fëmijë.

Banorët të shqetësuar kanë dalë në rrugë.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 17.09.2023, rreth orës 14:35, në lagjen “Misto Mame”, dyshohet se si pasojë e një defekti në bombulën e gazit, ka rënë zjarr në një banesë private.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses dhe të Policisë, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 17.09.2023 15:14