"Në dorë armët do t'i mbajmë...", himariotët ankohen tek Basha: Rama po bën genocid...(FOTO LAJM)

Disa banorë të Himarës të kryesuar nga ish-deputeti Nikollaq Neranxi iu bashkuan sot çadrës së protestës së opozitës para Kryeministrisë.

"Grabitja e pasurive publike dhe pronës është tipar i kësaj qeverie dhe për të ngritur zërin kundër grabitjes së pronave sot protestës i janë bashkuar qindra banorë nga jugu i Shqipërisë, nga Himara, nga zona të tjera të vendit. Unë dua ti mirëpres sot në këtë shesh të protestës dhe lirisë për të thënë fjalën e tyre, për të drejtat e tyre të patjetërsueshme, kushtetuese, siç është e drejta e pronës. Kundër kësaj qeverie të bandave që po i vjedh, po i tjetërson dhe po i falsifikon pronat.”

Të mbledhur me një pankartë ku shkruhej: Kryeminsitër mos na i prishni shtëpitë dhe bregun e detit; banorët e Himarës ngritën zërin për projektet e qeverisë të cilat për ta janë jo vetëm të paqarta por edhe në shkelje të kushtetutës së Republikës.
Për Nikollaq Neranxin, Himara ka kaluar shumë kryeministra, por të gjithë kanë mbetur miq të qytetit bregdetar përvec Edi Ramës.

"Edi Rama në emër të disa projekteve të paqarta po shkatërron pronat tona. Po shkatërron historinë e një vendi të lashtë. Kto projekte i ka fshahur pas një gjuhe nacionaliste shumë të rrezikshme. Himariotët po përjetojnë dramë. Rama po bën genocid në zonën tonë. Pak na përzë por edhe na grabit"., - shprehen banorët.

Himariotët u zotuan në çadrën e protestës qytetare se do të mbrojnë tokat e tyre me jetë. Për këtë, sipas Zyrës së Shtyoit të PD-së, Himara i kujoi kryeministrit disa vargje të himnit shqiptar:

Në duar armët do t’i mbajmë/ të mbrojmë atdheun në ç’do kënd/ të drejtat tona ne si ndajmë/ këtu armiqtë skanë vend.

Kreu i selisë blu Basha i quajti banorët e Himarës një dëshmi të gjallë të grabitjes shtetërore të pronave dhe pasurive të tyre nga një grusht oligarkësh nën maskën e një pushteti abuziv dhe arrogant.

“Sot nga ky shesh dua ti them gjithëseicilit prej jush se Republika e re do të jetë Republika e të drejtave themelore të çdo qytetari të saj dhe se pronat tuaja do të jenë nën mbrojtjen e sigurisë së Kushtetutës dhe ligjit. Askujt sdo i shkojë ndermënd të luaj me pronat dhe fatin tuaj.”

Kjo është sfida sipas zotit Basha. Zgjedhje të lira e të ndershme që do të rikthejnë të drejtën e patjetërshueshme për të jetuar në liri pronat.​
Shtuar më 28/02/2017, ora 15:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori