Mustafa viziton MPB-në: Asnjë kosovar s'ka shkuar në Siri e Irak në 8 muaj (FOTO LAJM)

Kryeministri Isa Mustafa dhe ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni e kanë vlerësuar si të kënaqshme situatën e sigurisë në vend.

Këto deklarata ata i bënë pas një vizite të kryeministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Mustafa dhe Hyseni kanë trajtuar gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend e me theks të veçantë kanë biseduar për terrorizmin.

Mustafa u shpreh se, ka një bashkëpunim të mirë të MPB-së dhe policisë së Kosovës edhe me institucionet tjera të sigurisë si dhe me vendet në rajon e që ka mundësuar që kjo Ministri të ndihmojë në sigurinë në rajon.

Duke folur për terrorizmin ai tha se, në sajë të punës që kanë bërë institucionet e sigurisë në 8 muaj asnjë shtetas i Kosovës nuk ka shkuar në luftërat në Siri dhe Irak.

Ndërsa sipas ministrit Hyseni, ne Siri dhe Irak janë 70 qytetarë të Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 29/03/2016, ora 12:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori