Autobusi rrëshqet në rrugën me dëborë në Kosovë, ka të lënduar

Një aksident ka ndodhur në Mirash të Ferizajt, ku një autobus ka rrëshqitur dhe ka dalë nga rruga. Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Një autobus i udhëtarëve me targa vendore ka shkaktuar vetaksident (ka rrëshqitur) me këtë rast është lënduar një person”, ka thënë Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për këtë rajon.

Më tej ai ka shtuar se i lënduari është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Njësitet e Policisë janë në vendin e ngjarjes, po e hetojnë rastin”, ka shtuar Veseli./albeu.com


Shtuar 10.01.2022 21:43