Mushka, mjeti i vetëm i transportit në këtë Kanion amerikan (FOTO LAJM)

Kanioni i Madh në SHBA, është një vend i cili është shumë i vizituar nga turistët për shkak të veçorive që e karakterizojnë atë. Në këtë vend jeton fisi Havasupai, që është edhe kombi më i vogël indian në Amerikë.

Për të arritur në këtë kanion njerëzit mund të ecin në këmbë ose të përdorin mushkën si mjet transporti.

Fshati kryesor i kësaj zone është Supai, fshati ku dhe gjenden kafene, dyqane, një postë, shkolla dhe një kishë e vogël e krishterë.

Është interesante të mendosh se mushka është akoma mjeti kryesor i transportit dhe është mënyra e vetme për të shpërndarë postën. /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2015, ora 12:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori