Barcelona interesohet për mbrojtësin portugez të Dortmundit

Mbrojtësi i krahut të majtë, Raphaël Guerreiro, i cili mund ta aktivizohet edhe si mesfushor, ka përfunduar në radarin e Barcelonës.

‘A Bola’ raporton se portugezi do të jetë një nga synimet primare të katalanëve për merkaton e verës.

Kampionët e Spanjës po planifikojnë të shesin kartonin e Junior Firpo tek Inter, kështu që do të kërkojnë për një mbështetës të Jordi Alba.

26 vjeçari së fundmi ka nënshkruar kontratë të re me Borussia Dortmund, të vlefshme deri në vitin 2023.

Mbetet të shihet nëse Barca do të mund të bindë ‘Verdhezinjt’ për kartonin e portugezit.


Shtuar 7.06.2020 13:51