Mundi kancerin dy herë prej tij, reperi i bën dhuratën më të bukur fanses (FOTO LAJM)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë koncertit në Kaliforni të këngëtarit me famë botërore Jay-Z, i cili pasi mësoi se një fanse ishte përballur dy herë me kancerin e mori atë në skenë dhe bëri foto përpara turmës që brohoriste.

Reperi ndaloi pasi lexoi shënimin që ajo mbante në duar me një pankartë ku shkruante: “E munda kancerin dy herë që të të shihja ty. Të dua! Selfie apo një përqafim?” “Ke mundur kancerin dy herë?” u përgjigj reperi.

“Duhet të të jap të paktën një përqafim.” Pastaj e mori vajzën në skenë dhe bëri disa foto me të, ndërsa turma brohoriste. “Pikërisht për këtë vajzë ishte mesazhi im,” j’u drejtua ai audiencës.

Gjatë gjithë fundjavës Christina Cruz, shkruajti në media sociale për të treguar natën më të bukur të jetës së saj. “Nuk mund t’a besoj që më mori në skenë dhe e kam përqafuar jo një,por dy herë” shkruan ajo në llogarinë e saj në Instagram.

“Takimi me Jay-Z ishte një ëndërr e vërtetë,” tha ajo për BBC Neës. “Edhe më mirë nga sa e kisha imagjinuar.” /albeu.com/

Shtuar më 19/12/2017, ora 14:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori