Mund të shesësh gjithçka nëse është Mercedes- Benz (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Nga Mate Petrany

Jalopnik

Kalova tre ditë në Shqipëri dhe nëse shikoni kokën e dushit që kam përdorur atje, do e kuptoni se për çfarë flas.

Disa prej jush ndoshta e mbajnë mend kur emisioni “Top Gear” testoi atje makinën e re Bentley Mulsanne, por zbuloi se në këtë pjesë të egër të Ballkanit kishte vetëm Mercedes-ë të vjetër dhe makina të vjedhura britanike.

Niveli i besnikërisë ndaj kësaj marke është i çuditshëm, edhe pse shqiptarët bëjnë gafa me mënyrën se si e shqiptojnë emrin.

Gjithsesi kjo nuk është asgjë me numrin e karburanteve në këtë vend. Në fakt nuk mendoj se ka një vend tjetër në botë me kaq shumë karburante për numër banorësh.

Sigurisht shumica e makinave Benz në rrugë janë W123 ose W124.

Sërish, gjithçka, nga autobusët e deri tek kamionët kanë yllin me tre cepa dhe mund të vësh bast se sapo të bëjnë para, shqiptarët do blejnë direkt një Mercedes. Nëpër parkime sheh AMG C- Class dhe M- Class të reja, njësoj si këto taksi të vjetra të importuara nga Perëndimi.

taksi

Por përse pikërisht Mercedes- Benz, një markë kaq e njohur gjermane në vendin më të varfër e ndoshta më të çorganizuarin në Europë?

Një nga arsyet është nafta. Shqipëria ka ca. Sipas Reuters, prodhimi krudo në një vit shkon në 1.2 milionë ton në vit.

Gjatë luftërave në Jugosllavi, kjo naftë ishte e nevojshme në Ballkan dhe mafia shqiptare nuk pati turp që të plotësonte nevojat duke trafikuar. Kjo do thoshte ndër të tjera që të kaloje kufirin me një makinë që ka depozitë të madhe nafte.

Një arsye tjetër janë rrugët e këqija. Mercedes i ka ndërtuar këto makina që të jetojnë përgjithmonë dhe Shqipëria di si ta sfidojë këtë pretendim.

Edhe pse ka disa autostrada në vend, ato nuk janë Autobahn-e, por rrugë pa korsi të qarta, me biçikleta që vijnë në kahun e gabuar e njerëz që hidhen nëpër barriera. Por të paktën ka asfalt.

Në shumë raste, ka rrugë të pista me gropa dhe gurë, që mund të dëmtojnë makinën nëse ecën shpejt.

Pra, depozita të mëdha dhe amortizatorë të mirë.

E fundit është prestigji, e thënë qartë dhe shkurt. Audi dhe BMW mund të kenë kaluar Mercedes-in në shitje gjatë dekadës së fundit në Perëndim, por në pjesët më pak të zhvilluara të botës ai përfaqëson sërish luksin.

“Oh Lord, won’t you buy me, a Mercedes- Benz”.

Janis Joplin do ishte dashuruar me Shqipërinë. Ata kanë edhe drogë gjithashtu. (Tema)
Shtuar më 13/09/2014, ora 09:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori