Mund të ndodhte një tragjedi! Bie zjarr në katin e shtatë të pallatit, merr flakë ashensori

Një shkëndije elektrike mund të kishte shkaktuar sot një tragjedi.

Në Kamzë, Tiranë, në katin e shtatë të një pallati ka rënë zjarr në një ashensor si pasojë e një shkëndije elektrike.

Fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:50, tek kthesa e Kamzës, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në një ashensor, në katin e 7-të, të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e Policisë dhe Forcat Zjarrfikse ka bërë menjeherë evakuimin e banorëve dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/