Multimilioneri kërkon një çift për ta dërguar në Mars (FOTO-LAJM)

Multimilioneri amerikan, Dennis Tito, i njohur si turisti i parë i hapësirës ka bërë të njohur planin e tij ambicioz, që do kushtojë 1 miliard dollarë, për të dërguar një çift të martuarish rreth të 50-ave në një vizitë në Mars.

Projekti do të quhet “Misioni për Amerikën”. Çifti fatlum do të përzgjidhet për udhëtimin që do zgjasë 501 ditë. Ata do jenë në një kapsulë të vogël dhe do kenë vetëm njëri- tjetrin për shoqëri. Tito është ish- inxhinier i NASA-s, që i ka bërë paratë në fushën e financave. Ai u bë i pari turist i hapësirës në vitin 2001, kur u pagoi rusëve 20 milion dollarë për një biletë për në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.


Misioni është planifikuar për në vitin 2018, për shkak se në atë periudhë Marsi i afrohet më afër Tokës. Në fakt kapsula nuk do ulet në Mars, por do i afrohet planetit deri në 160 kilometra. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2013, ora 11:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori