Mrekulli! Nëna e vendosi kundër shtatzënisë, bebja lind me spiralen në dorë (FOTO LAJM)

Një mrekulli e vërtetë! Një fëmijë në Vietnam ka lindur duke mbajtur në dorë spiralen që e ëma e kishte vendosur në mitër kundër shtatzënisë.

Nëna 34-vjeçare, e cila tashmë ka dy fëmijë të tjerë, e kishte futur pajisjen intrauterine (IUD) dy vjet më parë sepse ajo nuk donte më fëmijë, shpjeguan mjekët në spitalin Hai Phong.

Megjithatë, papritur, ajo e gjeti veten shtatzënë në javën e pestë. Shpjegimi më i mundshëm është se pajisja ka lëvizur nga pozicioni i saj origjinal dhe korrekt, duke u bërë kështu joefektiv .
Shtuar më 09/07/2020, ora 20:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori