MREKULLI/ Libri i shenjtë i shpëton jetën oficerit (FOTO LAJM)

Një oficer policie në Bolivi tha se jeta e tij u shpëtua mrekullisht nga një bibël e vogël që mbante në xhepin e brendshëm lart, pasi u qëllua me plumb në gjoks gjatë përleshjeve të dhunshme me protestuesit.

Polici tha se ngjarja e rrallë ndodhi kur plumbi 9 mm u lëshua drejt tij nga një armë e vjedhur nga policia.

Incidenti ndodhi në qytetin e Yapacanit, kur dhuna shpërtheu mes mbështetësve besnikë të ish presidentit Evo Morales dhe policisë në kryeqytetin e Bolivisë La Paz dhe në qytete të tjera të vendit mbrëmë, ku forcat e rendit përdorën gazin lotsjellës mbi protestuesit që u kundërpërgjigjën edhe ata.

Policia është qëlluar në anën e majtë të kraharorit, pikërisht aty ku ndodhej bibla që ndaloi plumbin.

Kjo u cilësua si një “mrekulli”, por emri i efektivit nuk është bërë publik, sipas dëshirës së tij.


Shtuar më 14/11/2019, ora 15:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori