Mozzik publikon foto me të bijën, emocionon me dedikimin për të (FOTO LAJM)

Reperja, Loredana Zefi dhe reperi Mozzik jan ndër çiftet më të komentuar të shoëbizit shqiptar.

Ata pak vetëm pak ditë më parë janë bërë prindër për herë të parë, ku me 18 dhjetor Loredana solli në jetë vajzën e tyre të quajtur Hana.

Cifti e mbajtën të fshehtë shtatzëninë, por tashmë që ka ardhur në jetë Hana, Loredana s’mund ta mbajë për vete gjithë këtë lumturi.

E para që zbuloi portretin e vajzës së tyre ishte Loredana. Ndërsa ditën e djeshme Mozzik postoi një tjetër fotografi me të bijën, Hanën, përbri së cilës shkruan:

“Shkruhet fëmijë lexohet dashuri. Me engjëllin tim të vogël Hana” . Edhe pas ardhje në jetë të vajzës, dyshja po qëndron tepër aktive si në rrjete sociale ashtu edhe përsa i përket impenjimeve muzikore, ku në 29 dhjetor do të performojnë në një club në Ferizaj. /albeu.com/
Shtuar më 29/12/2018, ora 10:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori