Plas me armë në mes të Tiranës
Mozzik dhe Loredana nuk ndalen, ky është hapi i rradhës (FOTO LAJM)

Mozzik dhe Loredana kanë dhënë një lajm të papritur, por shumë të bukur për fansat. “Bonnie and Clayde Tour”, shkruhet në foton e fundit të postuar nga reperja e njohur. Siç kuptohet, çifti i njohur i artistëve do nisin turin e parë të tyre, së bashku. Ata i kanë vënë emrin e bashkëpunimit të tyre muzikor që ka rezultuar shumë i suksesshëm. “Nuk e keni idenë çfarë ju pret”, shkruan Loredana më tej.

Turi fillon në mars të 2020-ës dhe do realizohet në disa qytete te Zvicrës dhe Gjermanisë.

Kjo është hera e parë që Mozzik dhe Loredana do realizojnë një tur së bashku dhe fansat kanë shprehur të gjithë entuziazmin me anë të komenteve.

Kujtojmë se ky do të jetë rikthim i dy të dashuruarve në skenë, pas problemeve që pati Loredana me disa akuza që e përballën me drejtësinë.
Shtuar më 06/07/2019, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori