Motrat Kokëdhima i nxjerrin “sekretet” njëra-tjetrës (FOTO LAJM)

Pëlqej
Motra e vogël e këngëtares Besa Kokëdhima, Era ka festuar ditëlindjen dhe sigurisht urimi i familjes ka qenë ai që ka mbushur ditën e saj me gëzim.

Fillimisht ka qenë stilistja Bora Kokëdhima që ka uruar të motrën me disa fjalë të ndjera, që vetëm motrat i kuptojnë. E njohur për tipin e saj të drejtpërdrejtë, ajo ka zbuluar disa “sekrete” rreth jetës së motrës, që jo të gjithë i dinin. Me sa duket, Era është aktualisht beqare dhe urimi i së motrës për shpirtin e saj binjak, e tregon këtë detaj:

“Me ty zoti, ndreqi gabimet që bëri me mua! Meriton të zvogëloj globin dhe të ta bej mëngë për fustan. Meriton për ty, të prodhoj një burrë në laborator që as të mos gërhasë..meriton një botë ku ambicia, dhuna e meskiniteti njerëzor, të jenë dekor për tualete.. meriton që bari të jetë i gjelbër edhe në Dhjetor, dhe që pemët në vend të frutave, te kenë kokrra diamanti; se je diamanti im”, shkruan Bora. /albeu.com/
Shtuar më 15/12/2017, ora 09:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori