Largime nga puna dhe diskutime! Zbuloni parashikimin e yjeve për sot

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Ndikimi i kundërt i Afërditës do ju kthejë në mendje dyshimet e së shkuarës për partnerin/partneren. Diçka nuk shkon edhe në punë, ku do të keni diskutime për disa kontrata.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Falë ndikimit të Venusit, i gjithë muaji do të jetë perfekt për të shijuar dashurinë me gjysmën tuaj më të mirë. Në punë mund të keni probleme që mund të sjellin vonesa të vogla, por gjithçka duhet menaxhuar me kujdes.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Nëse e pëlqeni shumë një person, prisni edhe pak kohë që t’i shprehni dashurinë. Në punë do të ndiheni më të fortë dhe gati për të bërë kërkesa të reja sepse do ju vijnë lajme pozitive për performancën tuaj.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Mund të keni disa momente shqetësimi në këto ditë të para të dhjetorit. Edhe në punë, personat e vetëpunësuar mund të lidhin një marrëveshje të rëndësishme së shpejti.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Falë ndikimit të Mërkurit, do të përjetoni disa takime të veçanta deri në datën 13. Në punë, do t’i thoni lamtumirë një situate të vështirë.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Mos hezitoni të shprehni ndjenjat tuaja sepse do të keni Venusin në favorin tuaj. Në punë jeni të fokusuar dhe ka mundësi të reja për të përfituar në sektorin tuaj.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Në dashuri, mosmarrëveshjet e vogla duhet të sqarohen sepse ekziston mundësia që debati të bëhet aq i madh sa nuk do i jepni dot drejtim. Ndërkohë në punë, një qëndrim diplomatik ju ka ndihmuar shpesh të kapërceni problemet.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Venusi do të sjellë ndikim pozitiv për ju në të gjithë muajin. Kjo është një kohë interesante për të krijuar njohje. Diskutimet për të ardhmen tuaj mund të zgjidhen në punë.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Dashuritë që kanë lindur në muajin dhjetor do të vijojnë me ritme të shpejta dhe tepër të bukura. Në punë mund të merrni konfirmim për një rritje rroge, ngritje në detyrë apo donjë marrëveshje që e keni menduar prej kohësh.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Këtë muaj do të vini re se do të ketë shumë gjëra pozitive në aspektin e ndjenjave. Në punë duket se punoni shumë dhe merrni më pak në këmbim, gjë që do t’jua kujtojë një i afërm ose familjar.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Këtë periudhë do të lindin diskutime për arsye të parëndësishme. Në punë deri në fund të këtij muaji do të jetë e mundur të lidhni një marrëveshje.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Shumica e personave të dashuruar e kanë kaluar krizën që në muajin nentor. Në punë dëshira juaj për të ndryshuar po rritet, ndaj mund të vendosni të largoheni nga një grup nëse nuk ju kënaq më.


Shtuar 1.12.2021 07:25