Moti rezervon surpriza, sa do zgjasin stuhitë e shirave (FOTO LAJM)

Vendi ynë është përfshirë nga stuhitë e shiut në pothuajse të gjitha zonat.

Kryesisht më problematike kanë qënë zonat Jug-Linodre dhe Veri-Lindore, ku si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës ka patur vështirësi në qarkullimin e akseve rrugore.

Pjesa tjetër e vendit është përfshirë nga reshje të dendura shiu, por pavarësisht kësaj, temperaturat vijojnë të jenë normale.

Por si do të jetë moti për ditët në vijim? Sipas Meteoalb, vendi ynë deri në fund të javës pritet të shoqërohet nga një mot me shira dhe kryesisht kthjellime në pjesën e dytë të ditës.

Kështu për ditën e nesërme parashikohet që ketë shira të izoluara në perëndim gjatë paradites, ndërsa pasditja sjell kthjellime në të gjithë vendin. /albeu.com/
Shtuar më 21/11/2018, ora 11:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori