Mbi vendin tonë gjatë ditëve në vijim do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Të premten në mëngjes parashihet të krijohen ngrica të dobëta, kryesisht rreth viseve malore,
ndërsa mjegulla do të shfaqet sërish në disa ultësira.
Temperaturat minimale do të
lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë
Celsius,
ndërsa maksimalet e ditës parashihen të
lëvizin ndërmjet 20-22 gradë
Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Shtuar më 22/10/2020,
ora 18:57