Moti i keq, punonjësit e Bashkisë pastrojnë rrugët e qytetit nga bora (FOTO LAJM)

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Mëngjesi e gjeti Tiranën të mbuluar tërësisht nga bora e cila ra gjatë orëve të mbrëmjes.

Por pavarësisht temperaturave të ulëta, 1200 punonjës të Bashkisë punuan gjatë orëvenatës për mbajtjen hapur të rrugëve si në zonat brenda qytetit, ashtu edhe në periferi, duke pastruar borën dhe hedhur kripë dhe skorje.

Edhe mëngjesin e sotëm, në të gjithë rrugët e kryeqytetit shihje punonjës të ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës, të cilët hidhnin kripë duke shpëtuar në këtë mënyrë qindra jetë njerëzish të cilët rrezikohen nga akulli që është krijuar si pasojë e temperaturave të ulëta gjatë natës.

Përmes një postimi në Twitter, kryebashkiaku Veliaj u kërkon të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në lëvizjet e tyre në rrugë.

“Natë e gjatë pune për kolegët e turnit te 3-të në Tiranën e zbardhur. Orët e para të mëngjesit pak më shumë kujdes në rrugë nga të gjithë.

Po pastrojmë me mjete të rënda në rrugët kryesore të Tiranës, ushtro kujdes në qarkullim gjatë orëvenatës. Flm për bashkëpunimin”, shkruan Veliaj në Twitter. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2017, ora 10:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip

Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip "Jeep".