Digjet një makinë gjatë natës në Tiranë, dyshohet për shkaqe xhelozie

Foto ilustruese

Një makinë është djegur gjatë natës në zonën e Alliasit në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se bëhët fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

Burime bëjnë me dije se zjarrvënia mund të jetë për shkaqe xhelozie, pasi pronari i automjetit dyshohet se i ka marrë të dashurën autorit të dyshuar dy ditë më parë.

Nga zjarrvënia janë shënuar vetëm dëme material të automjetit.

/albeu.com/