“Mos harroni fasulet”, Aurela Gaçe thumbon ata që shesin mend për firmatot
Aurela Gaçe duket se këtë herë është acaruar shumë nga ata “që nxjerrin akoma në pah firmat e rrobave”.

“Mundohem të mos i gjykoj njerëzit edhe e gjej nga një justifikim për veprimet e tyre... por këtanxjerrin akoma në pah firmat e rrobave më duket se akoma nuk dinë të gëzojnë plotësisht edhe paranë që me “mund” kanë mbledhur. Të mburresh akoma me emrin që ke veshur, më duket kaq varfëri... shpirtërore sigurisht. Nejse." shkruan këngëtarja.

Më tutje vazhdon:

"Do thoni ju, po mirë, ka mundësinë edhe pse jo? Po po, dakord. Vetëm se fakti që e tregon më bën të qesh. Mendoja se kishte rënë pak fluksi i pordhacëve bosh të këtij fshatit tonë madhështor ku paradën e bëjnë pikërisht ata që dje mbase edhe buka u mungonte (kjo është pikërisht edhe arsyeja që sot e tregojnë). Ka shumë të pasur që kurrë nuk e mësuam se çfarë veshin, çfarë hanë. Ndoshta ngaqë ata janë bërë të pasur falë pasioneve, në kundërshtim me këta tanët që pasion kanë lekun.”

Dhe në fund, një këshillë miqësore:

“Ta gëzojnë, vetëm të mos harrojnë fasulet. T’i ziejnë e ta derdhin ujin e parë, se përndryshe do t’u grisen brekët nga p******.” /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2019, ora 17:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori