Mos e "krruanin" me Arminën për Zenin, kështu e pësoi ndjekësja që e bëri (FOTO LAJM)

Armina Mevlani është një nga femrat më të komentuara të shoëbiz-it shqiptar. Blogerja gjithashtu është mjaft e komentuar edhe në rrjetet sociale, ku ka 1 milionë ndjekës.

Mevlani herë pas here poston foto e video në “Instagram”, mbi modën dhe stilin e saj.

Në foton e fundit të publikuar në rrjetet sociale, armina shfaqet e veshur mjaft stil dhe shkruan se ndihet sikur ka veshur këmishën e partnerit të saj, Shkëlzen Berisha.

Fotografia është pëlqyer e komentuar shumë, por ka patur edhe nga ata që e kanë kritikuar për këtë stil veshje. “Femër pa pik shije për Zotin, se di si merret Zeni me ty”, i shkruan një ndjekëse.

Armina nuk i ka lënë gjë mangët në përgjigje, ku me ironi i shkruan: “Nuk e di, t’ia tregoj njëherë profilin tënd se ndoshta i prishet mendja”.



Shtuar më 04/09/2019, ora 15:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori