"Mos e hapni deri në zënkën e parë", çiftit i ndryshon jeta nga dhurata e martesës

Pëlqej
Të kesh një martesë të suksesshme padyshim që është një punë shumë e vështirë dhe nevojitet mbi të gjitha përkushtim, dashuri, besim dhe respekt.

Këtë ka mësuar Kathy dhe Brandon Gunn, një çift nga Michigani, i cili në ditën e tij të dasmës ka marrë një dhuratë të madhe me udhëzimin që të mos e hapnin deri në momentin që do kishin diskutimin e tyre të parë.

Pas një zënke që dukej se nuk kishte dalje, çifti pas 9 vitesh e tre muaj që nga martesa vendosi ta hapte dhuratën në fjalë.

Brenda gjetën dy gota, një tas me kripëra për banje në vaskë dhe dy letra tufa të vogla me para të mbështjella po me udhëzime.

Kathy i kërkoi ati të merrte paratë dhe të porosiste pica apo çfarë kishte ushqim të preferuar dhe të përgatiste një dush në vaskë. Ndërsa Brandon i tha të blinte lule dhe një shishe verë.

Të dy e bënë këtë dhe jo sepse ishin grindur, por sepse ata ishin akoma së bashku dhe kishin çfarë të festonin.

Një masazh goxha i bukur që çifti nuk ka ngurruar ta ndajë me tjerët për sensibilizim. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2017, ora 10:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori