Rusia rekruton 200,000 rezervistë

Shefi i mbrojtjes i Rusisë thotë se ushtria e vendit ka rekrutuar mbi 200,000 rezervistë si pjesë e mobilizimit të pjesshëm të nisur dy javë më parë.

Sergei Shoigu tha se rekrutët po i nënshtroheshin trajnimit në 80 poligone zjarri përpara se të dislokoheshin në vijat e frontit në Ukrainë, ndërsa trupat ruse detyrohen të tërhiqen në disa zona.

Shoigu tha më parë se deri në 300,000 rezervistë do të thirreshin për shërbim, por urdhri i zotit Putin la të hapur mundësinë e një përpjekjeje edhe më të madhe rekrutimi.

Disa media ruse kanë spekuluar se ushtria planifikon të thërrasë një milion rezervistë ose më shumë.

Mobilizimi nxiti protesta në shumë zona anembanë Rusisë dhe bëri që dhjetëra mijëra burra të largoheshin./albeu.com


Shtuar 4.10.2022 16:49