51-vjeçari shkodran gjendet i pajetë, çfarë thotë policia

Një 51-vjeçar është gjetur pa shenja jete.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen “Partizani”.

Në njoftimin zyrtar thuhet se  është gjetur trupi i pajetë i shtetasit A. H., 51 vjeç. Nga këqyrja paraprake e të cilit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se 51-vjeçari e ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak./Albeu.com/


Shtuar 29.08.2023 14:28